Telegrafi

Një nënë nga Teksasi therë me thikë pesë fëmijët e saj, tre prej tyre vdesin

Një nënë nga Teksasi ka kryer një krim të rrallë duke therrur me thikë pesë fëmijët e saj, ku tre prej tyre raportohet se kanë ndërruar jetë ndërsa dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burimet pohuan se nëna sulmoi fëmijët e saj të vegjël kur një punonjës i Shërbimeve të Mbrojtjes së Fëmijëve arriti në shtëpinë e tyre në qytetin Italia, Teksas, për një vizitë të paparalajmëruar.

Policia e Qarkut Ellis ofroi shumë pak informacione, por konfirmoi se tre fëmijë u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre pranë Shkollës Fillore “Stafford”, raporton nypost.

Dy të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital ndërsa gjendje e tyre shëndetësore mbetet e rëndë.

Policia ka konfirmuar se tashmë ka arrestuar personin e dyshuar që kreu krimin dhe kanë nisur hetimet rreth rastit.

Fëmijët – të gjithë vëllezër e motra – ishin nën kujdestarinë e një të afërmi të familjes, në momentin që nëna kreu krimin. /Telegrafi/