Telegrafi

Nëna Tereze, në mesin e grave me të rëndësishme të historisë botërore

BBC History ka zhvilluar një sondazh për 100 gratë që ndryshuar botën.

Shkencëtarja Marie Curie është emri që prinë në këtë listë. Ndërkaq, vendin 20 e zë nobelistja dhe shenjtëresha shqiptare e krishterimit, Nëna Tereze.

Për Nënën Tereze thuhet: “E lindur në Shqipëri, ishte murgeshë katolike që kaloi pjesën më të madhe të jetës në Indi. Më 1950 formoi Misionaret e Bamirësisë, rend që tërhoqi shumë motra që dhanë betimin për dëlirësi, varfëri, bindje dhe shërbim falas për më të varfrit e të varfërve. Puna që ky rend ka ndërmarrë, në mbi 130 shtete, përfshinte sigurimi i kulmit për njerëzit që vdisnin, kuzhinat e supës, jetimoret dhe shkollat. Ndonëse u kritikua për kundërshtimin e abortit, puna e saj bamirëse ndryshoi jetët e shumë njerëzve më të ndjeshëm në botë”.

Lista për 20 vendet e para është si më poshtë (listën e plotë mund ta gjeni: KËTU):

1. Marie Curie
2. Rosa Parks
3. Emmeline Pankhurst
4. Ada Lovelace
5. Rosalind Franklin
6. Margaret Thatcher
7. Angela Burdett-Coutts
8. Mary Wollstonecraft
9. Florence Nightingale
10. Marie Stopes
11. Eleanor of Aquitaine
12. The Virgin Mary
13. Jane Austen
14. Boudicca
15. Diana, Princess of Wales
16. Amelia Earhart
17. Queen Victoria
18. Josephine Butler
19. Mary Seacole
20. Nëna Terezë

/Telegrafi/