Site icon Telegrafi

Nëna Tereze kishte aq shumë para sa mund të falimentonte Bankën e Vatikanit

Nënë Tereza kishte aq shumë kursime në Bankën e Vatikanit dhe nëse do t’i tërhiqte ato, institucioni do të mund të falimentonte, sipas një gazetari italian.

Libri i fundit i Gianluigi Nuzzit “The Original Sin”, shpalos detajet e Vatikanit kur kryepeshkopi amerikan Paul Marcinkus, ishte caktuar president i kësaj banke. Në atë kohë Nëna Tereze besohet se “kishte më së shumti para në llogari”.

“Nëse vetëm Nëna Terezë do të mbyllte llogarinë apo t’i transferonte paratë, instituti do të ishte në rrezik”, ka shkruar Nuzzi, raporton “La Presse”.

Nuzzi ka shtuar se Marcinkus u caktua president i bankës së Vatikanit nga Papa Paul VI në vitin 1970 dhe menjëherë kishte kërkuar të merrte një ndihmës, e ai ishte Donato De Bonisin.

“Nga ai moment, fuqia e tyre u rrit dita ditës. De Bonis e njihte bankën në çdo detaj. Me mjeshtëri ai lëvizi në ndërtesat e shenjta”, ka shkruar Nuzzi.

Exit mobile version