Telegrafi

Nëna shtatzënë ‘fluturon dhe zhytet në dysheme’ për të shpëtuar vajzën e saj të vogël, që po binte me kokë nga divani

Ky është momenti kur që një nënë e shpejtë ”përplaset” në dhomën e saj të qëndrimit ditor pikërisht në kohë, për të kapur vajzën e saj që po binte nga një divan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e bëra në Ocala, Florida, muajin e kaluar – të publikuara nga Daily Mail – tregojnë vogëlushen që luan në karrige ndërsa pjesa tjetër e familjes mund të dëgjohet në dhomën tjetër.

Sidoqoftë në një moment fëmija duket se përpiqet të ulet por më pas humbet ekuilibrin e saj.

Ajo pastaj përdor instinktin e saj natyror për të provuar për tu ulur përsëri dhe përsëri, por për shkak se ajo është ulur në divan prapa, ajo fillon të përmbyset.

Nëna e saj – e cila është shtatzënë – e vë re atë duke vepruar në mënyrë të gabuar dhe që po rrezikonte të lëndohej, kështu që menjëherë nxiton për ta kapur duke u “zhytur” poshtë në dysheme.

“Unë kapa kokën e saj në kohë dhe u përpoqa të shmangja rënien e saj me kokë. Për fat të mirë, të gjithë janë të sigurt dhe shëndoshë e mirë!”, ka thënë ajo. /Telegrafi/