Gjykata Themelore Shkupi 2 ka sjellë vendim në të mirë të një nëne të vetme e cila ishte ankuar për diskriminim nga punëdhënësi dhe nuk i ka siguruar tretman sipas gjendjes së sajë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ashtu si shkruan portali për drejtësi Akademik.mk, bëhet fjalë për shkelje të rëndë të ligjit Marrëdhënie në Punë dhe ligjit për Mbrojtje nga diskriminimi në punë, thotë avokatja mbrojtëse e nënës që ishte ankuar.
Bëhet fjalë për zëvendësim të vendit të punës që nëna shtatëzënë e la të lirë.
Punëdhënësi tani do të detyrohet që të ja rrit rrogën nënës që ishte ankuar nga 23000 denarë në 25.500 denarë dhe kontratën gjashtë mujore ta vazhdojë deri në një vit./Telegrafi/