Louise Jellicoe nga Wirral i Anglisë, e ka shpërndarë një imazh rrëqethës ku shfaqet i biri saj 14-vjeçar në koma, pasi kishte konsumuar drogën e njohur si MDMA.
Në postimin që ka bërë në Facebook, nëna paralajmëron prindërit për rrezikun që ka mundur t’i merrte jetën adoleshentit Olli, teksa e la në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.
“Grupi që ia ofruan, e lanë të shtrirë në tokën e ftoftë dhe të lagur, pasi Olli i humbi ndjenjat. Gjërat u bënë serioze dhe jeta tij mund të merrte fund” ka shkruar Jellicoe.
Sipas saj, kjo drogë kushton vetëm dhjetë funte dhe është e pranishme në çdo rrugë, madje shumë më lehtë të blihet se sa alkooli.
“Nuk e kam ditur që i biri im do ishte aq budalla dhe ta konsumonte, më zhgënjeu rëndë. Gjithnjë kemi biseduar dhe dukej i pjekur në raport me drogat, ua dinte pasojat dhe zotohej se nuk do i konsumonte” ka shkruar ajo mes tjerash.
Megjithëse iu kërkon autoriteteve të sigurisë që të bëjnë më shumë në këtë drejtim, ajo u kërkon prindërve që të merren më shumë me fëmijët e tyre, në mënyrë që të mos përfundojnë si i biri saj.
Raportohet se gjendja e adoleshentit është e rëndë, por e shërueshme dhe pa pasoja për jetën. /Telegrafi/