Site icon Telegrafi

Nëna shpenzoi 32.000 dollarë për ditëlindjen e gjashtë të “princeshës”

Festa është shfaqur edhe në programin televiziv TLC të “Festave të jashtëzakonshme për fëmijë”. Nicole shpenzoi 3000 dollarë vetëm për ftesat dhe 2100 dollarë për tortën prej nëntë kateve. Porositi 42 buqeta lulesh të freskëta dhe karrocën e Të Përhiturës. Ajo angazhoi edhe aktorë të cilët i dhanë jetë atmosferës mesjetare për princeshën e vogël, shkruan “Daily Mail”.

“Ende është në moshën ku beson në përralla dhe ia kam realizuar një të tillë”, tha nëna, derisa vëllai i saj më i vjetër Parker nuk ishte shumë i emocionuar. Atë e paguan 100 dollarë për t’ua dërguar ftesat të gjithë mysafirëve.

“Mendoj se e ka tepruar”, tha ai. Babai Jason, i cili në festë ishte veshur si mbret tha se kjo nuk ka qenë një festë normale. Megjithatë, e tërë kjo nuk mjaftoi për Gracien të cilës nuk i pëlqeu festa pasi zogu në tortë nuk kishte ngjyrë të kaltër por të kuqe. ‘Ajo është perfeksioniste”, u arsyetua e ëma. /Telegrafi/
 

Exit mobile version