Një nënë është arrestuar nën akuzën se ka rrahur dhe kërcënuar me jetën të birin e saj dy vjeç, gjoja për shkak se i kishte humbur mbushësin e telefonit.
Momenti kur fëmija është abuzuar nga nëna e tij është filmuar nga kamerat, ku më pas kjo video është postuar në YouTube dhe Facebook, duke shkaktuar reagime të ashpra tek mijëra njerëz që e kanë shikuar këtë video, transmeton Telegrafi.
Me të publikuar videon në internet, reagimi i policisë ishte i menjëhershëm të cilët e arrestuan në orët e hershme të mërkurës Kristina Flores-Kennedy 27-vjeëe, ku edhe aktualisht është duke qëndruar në paraburgim.
Sipas policisë së Lochbuie në Colorado, djaloshi është marrë nga shtëpia dhe është strehuar në një vend të sigurt. /Telegrafi/