Site icon Telegrafi

Nëna refuzon të ushqejë foshnjën e saj që ngjan me një alien (Foto, +18)

Një foshnje është refuzuar nga e ëma, pasi e kanë quajtur ‘alien’ për pamjen e pazakontë që ka. Khalida Begum e lindi fëmijën të hënën në mbrëmje dhe u trondit kur pa se kishte kokë të vogël dhe sy të fryrë.

“Disa pjesë të trupit të bebes nuk ishin të zhvilluara plotësisht. Kur e pashë fëmijën për herë të parë, u trondita se dukej si alien. Nuk mund ta besoja që kisha lindur një djalë alien. Isha aq e shokuar sa i kërkova infermieres të ma largonte nga sytë”, tha 35-vjeçarja, e cila refuzoi ta ushqente. Fatmirësisht, pas disa orëve ajo u qetësua dhe u kujdes për djalin e saj, transmeton oranews.

Mjekët në Indi e kanë diagnostikuar atë më një sëmundje të rrallë gjenetike, të quajtur Harlequin Ichthyosis, ku përfshihen lëkura e trashë dhe tipare të deformuara. Kjo sëmundje bën që foshnjat të lindin pa një pjesë të trurit dhe të kafkës.

 

Exit mobile version