Kalimtarët e rastit kanë arritur ta shpëtojnë foshnjën, që për pak sa nuk u ngufat kur i ra përmbi nëna e cila në një moment humbi vetëdijen, derisa po e mbante në rrugë dhe u rrëzua në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në pjesë juglindore të Kinës, kurse nëna e identifikuar si Hu papritmas humbi vetëdijen dhe u rrëzua në tokë disa sekonda pasi u largua nga spitali me djalin gjashtë muajsh. Ajo e rrëzoi djalin në tokë dhe i ra përmbi, transmeton Telegrafi.
Por, ishin kalimtarët e rastit dhe pjesëtarët e sigurimit të spitalit që vrapuan për ta ndihmuar nga ngufatja foshnjën, ndërsa nënën e saj e kthyen në spital për tretman.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, kur nëna rrëzohet në tokë dhe i bie nga duart foshnja që për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime trupore. /Telegrafi/