Telegrafi

Nëna që i mëson vajzës vallëzim erotik (Video)

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një nënë që e ka hipur vajzën në tubin metalik që përdoret për vallëzim erotik.

Derisa ajo qëndron pranë dhe ndjek ritmin e muzikës që dëgjohet në sfond, vajza rrëshqet ngadalë nëpër tubin metalik, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet konkret lidhja që ka ajo me vogëlushen, por lejimi që të përdoret ky mjet që shfrytëzohet nëpër lokale të natës, është konsideruar i tepruar.

“E ardhmja e gjeneratave tona” si dhe “rrethi i jetës”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/