Një nënë e cila po mban zi për humbjen e të birit, ka shpërndarë në internet videon ku shihet djali i saj duke u sulmuar dhe nokautuar për vdekje me një goditje të vetme.
Scott Sheard 24-vjeç, është goditur për vdekje nga sigurimi i një lokali në Southport gjatë vitit 2009, transmeton Telegrafi.
Pas goditjes në fytyrë ai menjëherë ishte përplasur për vetëdije me kokë në trotuar, ndërsa dy vite më vonë ka vdekur në spital.
Personi që kishte goditur të riun Sheard në fytyrë, i kishte thënë policisë se sulmin e kishte kryer nga frika se ai mund ta kishte goditur.
Megjithatë, ai më vonë është dënuar për vrasje me katër heqje lirie, ku në Liverpool është duke e vuajtur dënimin. /Telegrafi/