Telegrafi

Nëna pretendon se pa shpirtin e fëmijës që ende se ka lindur (Video)

Mandy Baynham nga West Midlands, që është nënë e tre fëmijëve, po beson se ka parë shpirtin e fëmijës së katërt.

Gruaja 45-vjeçare është e bindur se para saj ka kaluar silueta e asaj që mendon se së shpejti do ta sjellë në jetë, transmeton Telegrafi.

“Nuk jam shtatzënë, por ky është paralajmërim se unë ko të lindi sërish një fëmijë. Ngjante shumë me fëmijët e mi dhe ata do ta kenë një motër ose vëlla”, ka thënë Baynham lidhur me rastin.

Pamjet që mund të shihen më poshtë, janë shikuar edhe nga njohësit e aktiviteteve paranormale, të cilën po ashtu mendojnë se hija ka forma si të njeriut. /Telegrafi/