Telegrafi

Nëna pretendon se në barnatore i dhanë Metadon, në vend të medikamentit për temperaturë

Gruaja 25-vjeçare, thotë se e gjeti Metadonin – barë që e shfrytëzojnë të varurit nga heroina, për të zëvendësuar morfinën – në momentin, kur donte t’i jepte vogëlushit barnat, transmeton Telegrafi.

“Po sikur të mos e lexoja përshkrimin dhe të vazhdoja me dhënien e medikamentit” ka thënë Ridgeway, lidhur me rastin.

“Unë frekuentoj gjithmonë të njëjtën barnatore dhe kurrë nuk kam pasur ndonjë problem” ka thënë ajo duke shtuar se ”çka do të ndodhe sikur të ja jepja djalit medikamentin”.

Punëtorët e barnatores kanë kërkuar falje për lëshimin dhe kanë kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, për këtë ndodhi. /Telegrafi/