Site icon Telegrafi

Nëna pranon se e urren mëmësinë beqare: Ndihem fajtore dhe nuk kam jetë shoqërore

Një nënë e quajtur Lala në TikTok ka publikuar një video në të cilën ka vendosur të tregojë sesa shumë e urren të qenit nënë beqare.

Ajo ka shpjeguar se e do shumë vajzën e saj, por në të njëjtën kohë e urren mëmësinë beqare, transmeton The Sun.

“Edhe pse kjo është një temë tabu, unë do të flas për të sepse thjesht duhet, e di që shumë nëna ndjejnë atë që ndjej edhe unë. Unë e adhuroj vajzën time, jam një njeri më i mirë sot për shkak të saj, ajo ushqehet para meje, shkon në një kopsht të madh dhe nuk ka asgjë në këtë botë që nuk do të bëja për të. Megjithatë e përbuz faktin që jam nënë beqare”, ka shpjeguar ajo në video dhe më pas ka folur për arsyet pse ndihet keq si nënë beqare.

@lalanguyyen Why I hate being a single mom ! #singlemom #momsoftiktok #fypシ ♬ original sound – LALA ?

“Shpesh më duhet të jem luftarake dhe të marr rolin e babait, jo vetëm të nënës. Nuk mund të ndalem së ndjeri fajtor që vajza ime nuk u rrit në një shtëpi me të dy prindërit. Rreth nesh shoh fëmijë të lumtur që kanë nënën dhe babain, kam ndjenjën se ajo është e privuar nga të gjitha këto dhe vazhdimisht pyes veten nëse do të ishte më e lumtur nëse do të kishte një baba në shtëpi. Kjo nuk do të thotë se dua të pajtohem me babanë e saj, por është e vështirë për mua. Ditët e mia kalojnë shumë shpejt, jam e stresuar, nuk kam kohë për veten time, nuk kam një jetë shoqërore dhe kjo vetëm sepse jam prind i vetëm”, shtoi ajo.

Videoja u bë virale në një kohë të shkurtër dhe shumë nëna beqare që mendojnë njësoj i janë përgjigjur asaj në komente.

“Ti sapo shpjegove saktësisht se si ndihem unë vetë. Ajo që më shqetëson më shumë është të jem nënë beqare, sepse çdo gjë që nuk shkon me fëmijën, është faji im dhe kur i gjej kohë vetes, ndjej një faj të madh për këtë”, është vetëm një nga komentet. /Telegrafi/

Exit mobile version