Itati Lopez nga Cotija e Meksikës e ka zënë nënën e saj derisa pozonte para pasqyrës në një formë të pazakontë.
Me syze të diellit në sy dhe dy gishta të ngritur, gruaja përpiqej të fotografohej sikur një gangster, por u ndërpre nga e bija, transmeton Telegrafi.
Ajo ka kërcyer nga frika, në momentin kur adoleshentja e ka hapur derën dhe e ka thirrur.
“Nuk po mund të besoj se çfarë ishte duke bërë nëna ime”, ka shkruar Lopez lidhur me rastin.
Në videon e postuar në Twitter, ajo e ka vënë edhe një mbishkrim ku lutet për nënën e saj, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një figurë. /Telegrafi/
https://youtu.be/mE6i9xrxwtI