Telegrafi

Nëna papagall përshëndet të vegjlit në mëngjes, iu thotë ‘ju dua’ (Video)

Para se t’iu japë ushqimin e mëngjesit, një papagall që besohet se jeton diku në Shtetet e Bashkuara, ka shprehur edhe ndjenjat që ka për të vegjlit.

Shpeza e njohur për aftësitë që të përsërisë fjalë, duket se iu thotë “mirëmëngjesi”, si dhe “ju dua fëmijët e mi”, transmeton Telegrafi.

Aty shfaqet vetëm dora e pronares, që afron zogjtë te e ëma e cila i prekë lehtë me sqep.

Kjo video është pëlqyer shumë në rrjetet sociale, ku është shpërndarë me shpejtësi të madhe. /Telegrafi/