Site icon Telegrafi

Nëna nuk e lë djalin shtatëvjeçar të shkojë vetë në tualet publik, shkakton debat të madh – si do të vepronit ju

Pasi pranoi në forumin e prindërve, “Mumsnet” se nuk do ta linte djalin e saj shtatëvjeçar të shkojë vetë në tualetin publik, një nënë ka ndezur një debat interesant.

Në postim ajo ka sqaruar se do ta lejojë djalin të përdorë tualetin e meshkujve vetëm nëse nuk ka njeri brenda saj.

“Unë nuk dua që ai të shikojë burra të rritur duke përdorur urinale. Kur ka njeri brenda, unë e marr me vete në banjën e grave. Problemi është se ai i vjen keq gjithnjë e më shumë dhe unë nuk di si t’ia shpjegoj. Thjesht nuk më intereson që atij i pëlqen ideja të shkojë vetëm në tualet në vende të ngarkuara sepse kushdo mund t’i afrohet”, ka shkruar ajo.

Ndërsa disa pretendojnë se djali është shumë i vjetër për të vizituar tualetin e grave me nënën e tij, të tjerë besojnë se ajo është paranojake.

“Në çfarë pike do ta lini të shkojë vetë në dhomën e burrave? Në 19?” pyeti një person.

“Nuk mendoj se grabitqarët presin në tualetet e meshkujve”, shtoi një tjetër.

Disa e kuptojnë kujdesin e saj dhe kanë pranuar se edhe ata vetë kanë pasur shqetësime të ngjashme në të kaluarën.

“Në një moment do të duhet të mësohet të shkojë vetë në tualet. Edhe unë isha i shqetësuar se mos e humbja kështu fëmijën dhe më pushtoi paniku, por thuaji të bërtasë nëse dikush e sulmon dhe ti rri gjithmonë përballë tualetit”, këshilloi një person i tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version