Telegrafi

Nëna nuk e ka problem t’i dallojë djemtë e saj binjak që kanë ngjyra të ndryshme lëkure

Djemtë binjak që kanë lindur në Lagos të Nigerisë, janë lehtë të dallueshëm nga nëna tyre sepse kanë ngjyra të ndryshme lëkure, pasi njëri është zi dhe tjetri i bardhë.

Megjithëse kanë lindur brenda shtatë minutave, Daniel dhe David Omirin, dallojnë shumë mes vete, transmeton Telegrafi.

Stacy dhe Babajide janë prindërit e binjakëve, të cilët kanë ngjyrë të zezë të lëkurës, derisa Daniel ka lëkurë të bardhë dhe flokë ngjyrë ari.

Vëllai tij David, ka lëkurë të zezë dhe flokë të zeza me kaçurrela, njëjtë sikur prindërit dhe motra tyre katërvjeçare.

Lëkura e bardhë e Davidit, u bë për shkak se ai është albion, që nënkupton se nuk ka pigmente në lëkurë dhe flokë, shkaku i mungesës së melaninës.

Fëmijët e vegjël, i habisin gjithnjë kalimtarët, të cilët nuk hezitojnë të pyesin nëse fëmijët janë vëllezër, apo nëse të dy janë të saj.

“Më duhet të përgjigjem gjithnjë, nëse të dy janë djemtë e mi. Nuk iu besohet që edhe i bardhë, është i imi”, ka thënë Stacy, që është një dizajnere e modës.

Për shkak të këtij dallimi, ata pritet të jenë edhe pjesë e projekteve të ndryshme, në fushën e modës dhe marketing. /Telegrafi/