Kate Ormsby pa djalin e saj nëntë-vjeçar, Sam, të bllokuar në maje të shkëmbit në plazhin Westcombe në Devon, Angli dhe menjëherë vrapoi për ta ndihmuar atë.
Por, pas ngjitjes në shkëmbin e lartë edhe ajo mbeti e mbërthyer aty derisa një helikopter i shpëtoi që të dy pas dy orëve, transmeton Lajmi.net.
Ajo ishte në plazh me familjen e saj gjatë një udhëtimi nga Yorkshire.
“Nëna ime dhe vajzat e mia ishim duke ecur përreth kur dëgjuam Sam-in duke bërtitur ‘ndihmë’. Shikonim përreth dhe nuk mund ta shihnim atë, por më pas shikuam lartë dhe e pamë se ai ishte ngjitur në shkëmb”, tha Kate.
“Pa menduar fare, unë vrapova dhe u ngjita në shkëmb”, thotë ajo.