Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një nënë nga Ohio me qetësi gënjen policët se kishte gjetur foshnjën e saj të vdekur në shtëpi – pasi në mënyrë të fshehtë e kishte braktisur vajzën që të shkojë në pushime në një vend tropikal.
Kristel Candelario, 32-vjeç, është konfrontuar me drejtësinë pasi vajza e saj 16-muajshe Jailyn kishte vdekur nga uria, me pelenë të pandërruar prej dhjetë ditësh, transmeton Telegrafi.
Kjo nënë është dënuar me burgim të përjetshëm këtë javë, kurse në kamerën e vendosur në uniformën e policisë, shihet duke u thënë zyrtarëve policorë se vajza e saj kishte vjellë tërë javën në qershor të vitit 2023.
Në fakt Candelario kishte shkuar për të kaluar disa ditë në plazhet e bukura të Porto Rikos. Në videon rrëqethëse, ajo me gjakftohtësi u thotë policëve: “se ishte pa ushqim”.
E derisa vajza e saj ka vdekur nga uria, Candelario shpërndau në rrjetet sociale fotografi nga pushimet ku shihej e buzëqeshur në plazhe me mbishkrimet: “Koha që është ‘shijuar’ është koha e vetme e vërtetë”. /Telegrafi/