Site icon Telegrafi

Nëna nga Florida filmohet duke rrahur vajzën 3-vjeçe me varëse rrobash, kërcënonte ish-partnerin se do ta eliminojë vogëlushen – policia e arreston

Një nënë është filmuar duke “rrahur vazhdimisht” vajzën e saj 3-vjeçare me varëse rrobash – derisa kërcënonte që do ta “eliminojë”.

Aaliyah Shantrelle Herring, 25-vjeçe nga Florida, po përballet me dy aktakuza dhe të hënën është arrestuar për këtë veprim, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur derisa Herring ishte në Facetime me ish-partnerin David Jones, që është babai i vajzës së vogël.

Nga biseda ajo shndërrohet në një person të dhunshëm – kurse Jones e regjistroi në telefon tërë ngjarjen që ta ketë si dëshmi.

Në video kjo nënë shihet duke mbajtur në dorë varësen e rrobave dhe dëgjohet duke thënë: “pasi që nuk dëshiron të merresh me fëmijën tënd, e di çfarë – do ta eliminojë vetë”. /Telegrafi/

Exit mobile version