Një nënë nga Queensland i Australisë ka ndarë pamjet e vetes derisa ushqen me gji një fëmijë, ndërsa drejtonte një makinë në autostradë.
Videoja tregon mamanë duke përdorur njërin krah për të ushqyer fëmijën e saj, dhe tjetrin për të drejtuar makinën e saj në rrugë, transmeton Telegrafi.
Nëna tha që ajo ishte e mbërthyer në trafikun e ndaluar pas një përplasjeje të një kamioni, duke e detyruar atë të ushqente fëmijën e saj të uritur sepse nuk kishte ku t’a ushqente.
Në videon e publikuar kanë qenë të shumta reagimet negative në drejtim të nënës duke thënë se me këtë veprim ajo po e rrezikonte edhe fëmijë edhe veten.
Nëna pyeti ndjekësit e saj në Instagram se çfarë do të bënin në situatë, me dhjetëra prindër që komentuan.
Disa thanë se do kishin bërë të njëjtën gjë, por shumë prej tyre e kritikuan këtë nënë. /Telegrafi/