Telegrafi

Këto fotografi janë të vërteta, por që në shikim të parë duken montazh (Foto)

Falë teknologjisë së avancuar dhe pajisjeve të ndryshme elektronike, sot secili prej nesh mund të krijoj imazh të mahnitshme, të cilat me efekte speciale mund të duken sikur skena të marra nga filmat fantastiko-shkencor.

Por edhe nëna natyrë ka krijuar gjëra tejet interesante, për të cilat shumë njerëz besojnë se janë të krijuara me photoshop kur i shikojnë për herë të parë, transmeton Telegrafi.

Disa prej këtyre fotografive janë edhe vorbulla nënujore e krijuar në Oqeanin Indian, që duket thuajse do të bjerë njeriu në mes të një grope gjigante të krijuar mes detit.

Më poshtë mund të shihni disa nga këto fenomene natyrore, që mund të duken se janë bërë me efekte speciale. /Telegrafi/