Telegrafi

Nëna mizore i dënon fëmijët, duke i lënë vetëm në shkretëtirë

Një nënë nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, i ka lënë fëmijët në shkretëtirë, të zbathur e pa ujë. Mary Bell dhe i dashuri saj Gary Cassle, i kanë lënë të tre fëmijët vetëm dhe larg rrugës, për gjoja ‘qëllime disiplinore’.

Gruaja 34-vjeçare dhe i dashuri saj pesë vite më i ri, janë arrestuar pasi të vegjlit janë gjetur nga një kalimtar rasti dhe pasi është njoftuar Policia, transmeton Telegrafi.

Mësohet se fëmijët pesë, gjashtë dhe shtatëvjeçar, kanë qëndruar afro një orë, në temperaturë që kalonte 32 gradë Celsius.

Derisa nëna tyre është në mbajtje, ata janë dërguar në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve. Gjendja e tyre është stabile.

Bell akuzohet për keqtrajtim të fëmijës dhe lënie të të miturve pa kujdes. /Telegrafi/