Telegrafi

Nëna mëson djalin 3 vjeç si t’i shpëtojë jetën dikujt, shihni si vepron i vogli (Video)

Fëmijët janë si sfungjeri, arrijnë të thithin me nxitim gjithçka që u mësohet.

Në rastin e Zach, nënës Helen Hollings, nuk iu desh të lodhej shumë.

Vogëlushi 3 vjeç nga Bradford në Angli, arriti të simulojë manovrat e ndihmës së shpejtë, thjesht duke parë njëherë të ëmën si vepronte.

Helen u mundua t’i shpjegonte praktikën e një kursi ku kishte marrë pjesë të shoqit Anthony, por ky i fundit nuk mbajti mend aq mirë sa i vogli.

Në videon që sjell noa.al më poshtë, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale, vogëlushi praktikon si duhet të veprojë për të shpëtuar jetën e dikujt.

“Jemi krenarë për Zach”, shprehen prindërit e tij.