Site icon Telegrafi

Nëna më e shkurtë në botë lindi tre fëmijë, dëshiron tjerë

Stacey Herald, nga Kentucky i SHBA-ve, është e gjatë vetëm 71 centimetra, por përkundër kësaj ajo ka lindur tre fëmijë. Mjekët e kanë këshilluar të mos lindë fëmijë pasi fëmija mund të mbytet në barkun e nënës gjatë zhvillimit.

“Tre fëmijë janë mjaft. Por unë dua të lind edhe më shumë. Bashkëshorti im Wil dhe unë i dëgjojmë mjekët, por ata nuk e dinë, kështu që ne bëjmë atë që është më e mira për ne”, tha nëna krenare.

Stacey vuan nga sëmundja e eshtrave të butë, ndërsa këtë sëmundje e ka trashëguar vajza e saj më e vjetër Kateri dhe djali i saj më i vogël Malachi. Vajza Makaya nuk ka trashëguar sëmundjen e së ëmës.

Bashkëshorti i saj Wil kujdeset gjatë natës për fëmijët, i ushqen dhe i zhveshë, derisa Stacey kujdeset për ta ditën.

“Tre fëmijë janë sfidë edhe për njerëzit që nuk kanë probleme shëndetësore, por ne do t’ia dalim mbanë. Fëmijët edhe më shumë na lidhin mua dhe Wilin, dhe prej se na ka lindur djali, dashuria jonë është bërë edhe më e fortë”, thotë Stacey. /Telegrafi/

Exit mobile version