Policia ka arrestuar një grua pasi la foshnjën e saj të vdekur në një dollap të kyçur për disa vite.
Emiri Suzaki shkoi në polici dhe rrëfeu se e kishte ruajtur trupin pasi vuajtjes për vdekjen e foshnjës katër ose pesë vite më parë.
Zyrtarët gjetën trupin dekompozuar të foshnjës të mbyllur në një qese plastike në një dollap me kyç në një stacion në Tokio.
49-vjeçarja vazhdoi të paguante tarifat e ruajtjes së dollapit gjatë gjithë viteve.
“Isha në panik pasi linda një fëmijë të vdekur dhe e mbajta trupin pasi nuk munda ta varros,”-u tha nëna policëve.
Suzaki e kishte braktisur foshnjën në një dollap afër Stacionit Uguisudani, një stacion hekurudhor në Tokio, katër ose pesë vjet më parë, raportoi Japan Times.
Ndërsa vazhdoi të paguante taksën prej 1.80 dollarë për 24 orë.
Vetëm nëse shuma e papaguar tejkalon 8.86 dollarë atëherë operatorët kanë të drejtë të zbrazin dollapin dhe të kontrollojnë çfarë ka brenda.
Suzaki, e cila ishte e papunë, u largua pas një debati nga shtëpia e një të afërmi.
Ajo harroi të merrte çelësin e dollapit me vete kur u largua dhe kishte frikë mos shoku i saj zbulonte trupin.
Gruaja u arrestua me akuzën e braktisjes së foshnjës.
Policia beson se trupi u braktis menjëherë pas lindjes së foshnjës dhe aktualisht po heton shkakun e vdekjes.
Nuk është e qartë se cilat ishin rrethanat e lindjes së foshnjës. /oranews/