Prindërit përdorin metoda të ndryshme, për t’i vënë fëmijët në gjumë gjatë mesditës.
Por, një baba nga Gold Coast i Australisë ka gjetur një mënyrë shumë të pazakontë, të cilën gruaja tij Laura e quan si formë ‘jo konvencionale e ndihmës’, transmeton Telegrafi.
Ai kishte marrë një lodër, të cilën e vendosi në lodrën seksuale të gruas së tij dhe e la që të rrotullohej. Kur fëmija fjeti, ai e fiku dhe e la, por jo pa e bërë edhe një fotografi.
“Kur kuptova se çfarë kishte përdorur, më mbeti çaji në fyt. Ndjehem e turpëruar”, ka shkruar Laura.
Fotografia e postuar në Instagram, është pëlqyer më se dhjetëmijë herë, ndërsa ka pasu edhe komente të shumta.
“Mënyra më e mirë për ta përdorur këtë mjet, që ka dalë prej përdorimi për arsyet për të cilat është krijuar”, ishte një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/