Melissa Kelly, 33-vjeçe nga Florida, po akuzohet se foshnjën e saj të porsalindur e ka lënë pranë shtëpisë së nënës së vajzës me të cilën është në lidhje ish-partneri i saj.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ajo e lë para derës foshnjën, kurse Patricia Tillman ishte ajo që menjëherë i telefonoi policisë, kur Kelly u largua nga dera e shtëpisë së saj, transmeton Telegrafi.
Siç raportojnë mediat amerikane, Kelly i kishte thënë Patricia që kurrë më parë nuk e kishte takuar, që ish-partneri i saj Clayton Zink do të vijë të marrë foshnjën, por ai kurrë nuk u shfaq.
Pranë foshnjës la edhe shishen e zbrazët dhe dy kanaçe me qumësht pluhur. E Patricia i ka thënë policisë se bija e saj është në lidhje me ish-partnerin e Kelly. Ajo ka theksuar se nuk e di si quhet gruaja që ia la foshnjën para derës.
Kamerat e sigurisë të vendosura te dera e shtëpisë, kanë filmuar Kelly duke i rënë ziles dhe më pas largohet për pak metra nga dera. E për këtë policia informoi edhe prindërit e ish-partnerit të Kelly, por ata kanë refuzuar të marrin përsipër barrën, që ta marrin foshnjën apo të zgjojnë nga gjumi të birin.
Kelly madje i kishte dërguar një porosi familjarëve të saj, të cilëve ua bëri me dije që të mos e detyrojnë që “foshnjën ta hedh në kontejnerin e mbeturinave”.
Pas ndarjes nga Zink, Kelly kishte kërcënuar vazhdimisht me vetëvrasje. E policia kishte përgjuar telefonatat dhe ka zbuluar se ajo po fshihej në pyll.
Nuk iu desh shumë kohë për ta gjetur dhe arrestuar, kurse foshnjën e ka marrë nën përkujdesje organi kompetent që trajton raste të tilla. /Telegrafi/