Derisa po përgatiste ‘waffle’ për mëngjes, një nënë e paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, ka mbetur e habitur kur e ka parë se çfarë bëri bija saj.
Ajo e kishte shfrytëzuar momentin, që të lyente vetën dhe qenin me buzëkuq, transmeton Telegrafi.
“Pse e bëre këtë”, dëgjohet duke thënë nëna e shqetësuar, ndërsa fëmija nuk dukej se ndjehej aspak në faj dhe vazhdonte të zbukurohej edhe më tutje.
Megjithëse e kishte lyer njërin kapak të syrit dhe buzët, për fat të mirë ajo nuk është lënduar me majën e këtij produkti kozmetik. /Telegrafi/
https://youtu.be/BiYKwnpMrXk