Një grua nga Iowa tërhoqi një çmim prej 150,000 dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje, që e kishte nxjerrë nga çorapja e dhuratave në mëngjesin e Krishtlindjes.
Taylor Caffrey, 25 vjeç, nga Grimes, u tha zyrtarëve të lotarisë së Iowa-s, se nëna e saj ka traditë të mbushë çorapet e familjes me bileta lotarie, transmeton Telegrafi.
Caffrey nxori një biletë në mëngjesin e Krishtlindjeve dhe e gërvishti dhe mësoi se ka fituar një çmim prej 150,000 dollarësh.
Ajo tha se ishte çmimi më i madh që dikush në familjen e saj ka fituar ndonjëherë nga një biletë Krishtlindjesh.
Nëna e Caffrey-t e bleu biletën nga Hy-Vee Fast & Fresh në University Avenue në West Des Moines.
Fituesja tha se paratë e saj të çmimit do të shkojnë për të shlyer borxhin e saj në kolegj dhe për të blerë një shtëpi. /Telegrafi/