Një nënë nga Radovishi në mënyrë të paligjshme e ka marrë foshnjën tremuajshe nga bashkëshorti dhe e ka shpurë në Zvicër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nëna tridhjetenëntëvjeçarë foshnjën e ka marrë nga shtëpia e bashkëshortit të saj në Novo Sellë të Strumicës në 30 korrik dhe e ka shpurë në Zvicër. Bashkëshortët kanë qenë në marrëdhënie të çrregulluara bashkëshortore.
Kundër saj është ngritur kallëzim për marrje të paligjshme të të miturit./Telegrafi/