Telegrafi

Nëna kanadeze ‘tronditet” me emrin e çuditshëm të një mësueseje

Fëmijët zakonisht dinë të bëjnë gjëra të çuditshme, qesharake dhe të pahijshme, dhe nuk është befasi që një nënë kanadeze nuk ishte aq e sigurt për emrin e mësueses së vajzës së saj.

Sipas nënës, vajza e saj e cila shkon në parashkollor thotë se ajo ishte këmbëngulëse se mësuesja e saj e re quhej “Penis”, një emër për të cilin ajo nuk mund të besonte se ishte i vërtet.

Filluan disa “argumentime”, por pastaj nëna e pa me sytë e saj se emri i vërtet i saj ishte Derpanis, shkruan The Mirror, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht emrit të saj të pazakontë, nëna anonime, e cila rregullisht shkruan në Twitter në lidhje me prindërimit, ka lavdëruar Znj. Derpanis si një mësuese fenomenale, dhe ka falënderuar publikisht atë dhe mësuesit e tjerë të cilët përkujdesen për fëmijët e tyre qesharak.

Duke shkruar në Twitter, nëna e cila ka zgjedhur nofkën “IHideFromMyKids – shkroi “Vajza ime këmbëngulte se emri i mësueses së saj të re të parashkollores ishte Penis. Ne ‘argumentuam’ në lidhje me këtë përderisa një ditë e pash edhe vet emrin. Derpanis. Emri i saj ishte Derpanis”.

Tweet-i qesharak tani është bërë viral, duke i marrë më shumë se 213.3 mijë pëlqime dhe mbi 14.1 mijë retweet, ka nxitur gjithashtu edhe të tjerët që të ndajnë historitë e tyre të ngjashme. /Telegrafi/