Gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, trupi femëror kalon nëpër ndryshime të shumta të papritura, por edhe fenomene që mund të habisin mjaft nënat e reja.
E njëjta gjë ndodhi me këtë nënë të dy fëmijëve që ka publikuar disa video në TikTok me emrin @heavyondahustla_.
Në një video që u bë shpejt virale dhe aktualisht ka 9.5 milionë shikime, ajo ndau një efekt anësor të çuditshëm pas lindjes së fëmijës.
Siç tregon ajo në video, qumështi fjalë për fjalë po i del nga sqetullat. Në të njëjtën kohë, ajo tregoi se si kohët e fundit vuri re një ënjtje të çuditshme nën sqetull dhe filloi ta masazhonte pasi mendonte se ishte ndonjë puçërr. Kur ajo e shtrydhi aksidentalisht, qumështi filloi të dilte.
Ndërsa ky efekt anësor ka tronditur shumë përdorues të mediave sociale dhe madje edhe prindër, në fakt ndodh më shpesh sesa mund të mendoni. /Telegrafi/
@heavyondahustla_ Breastfeeding Mom Problems ….. Armpit Milk ? ?? #breastfed #milkduct #newmom #momlife #mommyissues #breastfeedingjourney #postpartum #kanyewest #kimk ♬ BILLIE EILISH. – Armani White