Telegrafi

Nëna ka lindur binjaket, që kanë të njëjtin trup dhe të njëjtat organe

Derisa disa kanë thënë se ka lindur një foshnje me dy kokë, të tjerë kanë kundërshtuar duke thënë se janë binjak që ndajnë të njëjtin trup dhe të njëjtat organe.

Në fakt, të dy kokat ushqehen dhe marrin frymë, duke bërë të mendohet se janë binjak, e jo një fëmijë i vetëm, tranmseton Telegrafi.

Vajza apo vajzat kanë nga dy duar dhe këmbë, por të gjitha organet e brendshme i kanë të përbashkëta.

Ato vuajnë nga dichepalic parapagua – formë ekstreme e binjakëve të bashkuar, ku zhvillohet vetëm një trup i vetëm.

Sipas Zhurnalit të Familjes dhe Shëndetit Reproduktiv, ky rast është aq i rrallë, sa që ndonjë vetëm një në 50 mijë deri në 100 mijë lindje.

Megjithatë, 60 për qind e këtyre rasteve, vdesin ende pa lindur apo vdesin menjëherë pasi të kenë lindur. /Telegrafi/