Site icon Telegrafi

Nëna iu vra ndërsa ai humbi syrin në luftë, fëmija u bë simbol i masakrës dhe krizës humanitare në periferi të Damaskut (Foto,+16)

Karim Abdel Rahman, një fëmijë i Sirisë që humbi syrin e majtë dy muaj më parë në një sulm të artilerisë, është bërë simbol i masakrës dhe krizës humanitare në periferi të Damaskut, në Ghouta Lindore.

Dëmtimi i Karim, është vetëm një nga tragjeditë njerëzore të miliona njerëzve që prej nisjes së luftës para 7 viteve për rrëzimin e diktatorit Bashar al Assad.

Për fëmijën ka nisur një fushatë në mediat sociale duke u bërë viral hashtagu në Facebook dhe Twitter, duke përfshirë nga yjet e sportit deri tek diplomatët, duke mbuluar njërin sy.

Fotografitë janë etiketuar me #SolidarityWithKarim dhe #StandWithKarim.

“Ai dhe nëna e tij u vunë nën një sulm artilerie në një treg të popullarizuar në Hammuriah, Ghouta Lindore. Nëna e Karim u vra në atë sulm dhe Karim pësoi lëndime të rënda në kafkën e tij”, tha një organizatë mjekësore në zonë, një grup që ofron ndihmë humanitare dhe mjekësore për të gjitha viktimat siriane të luftës.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ai ishte dëshmitar i bombardimeve të 29 tetorit në Hammuriah dhe në vende të tjera në periferi të Damaskut.

Grupi monitoroi granatimet nga forcat e regjimit në një zonë ku ishte një kopsht fëmijësh, duke plagosur katër prej tyre.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq përshkruan një situatë “kritike” humanitare në zonën periferike të Damaskut. /oranews.al/

Exit mobile version