Me shumë zgjuarsi dhe qetësi, dyvjeçarja nga Dorset e Anglisë, ia ka shpëtuar jetën nënës së saj, e cila u alivanos nga dehidrimi dhe u rrëzua në dyshemenë e shtëpisë.
Samantha Mizen ishte vetëm me tre fëmijët e saj, që janë katër, dy dhe një vjeç, kur humbi kontrollin dhe mbeti pa ndjenja, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, e bija saj Sophia, nuk e la me kaq, ajo e hapi telefonin me gishtin e nënës dhe më pas e telefonoi gjyshen, e cila kërkoi intervenimin e ndihmës së shpejtë.
Kjo ngjarje, është shpjeguar në një emision të mëngjesit, ku vogëlushja ka treguar sërish, se si shfrytëzoi gishtin e nënës që ta hapë telefonin dhe të kërkoi ndihmë.
Shikuesit kanë kërkuar që kjo praktikë, t’ju mësohet edhe fëmijëve të vegjël, në mënyrë që t’ju dalin në ndihmë prindërve dhe të afërmve, nëse iu ndodhë ndonjë e papritur. /Telegrafi/