Si një këngëtare që fitoi në Grammy, ajo zakonisht ka një ekip të përkushtuar për flokët dhe makijazhin. Por në izolim, Camila Cabello ka vetëm mamanë e saj, Sinuhe Estrabao. 23-vjeçarja i kërkoi nënës së saj t’i ndihmojë dhe t’i shkurtojë flokët, por nuk ishte e kënaqur me rezultatet.
Camila i paralajmëroi fansat e saj “mos e bëni këtë në shtëpi”, ndërsa e xhiroi videon me nënën e saj duke ia shkurtuar flokët në Coral Gables të Floridës, shkruan Daily Mail.
Krijuesja e hitit “Havana” u shfaq e freskët nga dushi me flokët e saj të lagur, ndërsa ishte e mbështjellë me një peshqir të bardhë banje.
Cabello përdori një filtër të lezetshëm me temë nga dimri për testimin e videos, i cili paraqiste acar, lule dëbore dhe gjethe.
E dashura e Shawn Mendes vazhdoi të shpjegojë se ajo më parë kishte provuar të shkurtojë flokët e saj, rreth kohës kur ishte në klasën e shtatë, por nuk ishte e kënaqur me rezultatet.
“Unë kam parë shumë postime duke paralajmëruar njerëzit të mos e bëjnë këtë,” u shpjegua Camila menjëherë para se gërshërët të bënin punën e tyre.
Gjatë fundjavës, këngëtarja u shfaq së bashku Mendes, për të kënduar “What A World Wonderful”, si pjesë e koncertit të Global Citizen, “One World: Together At Home”. /Telegrafi/