Shumë njerëz besojnë se fëmijëve u rriten flokë më të trashë dhe më të fortë pas prindërit e tyre rruajnë kokën.
Për të parë nëse është me të vërtetë kështu, nëna e dy fëmijëve që poston në profilin e TikTok të quajtur @tator_totts, zbuloi se ajo vetë i ka rruar kokën djalit të saj.
“Një ditë do të më falënderojë për këtë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos, e cila u bë shumë shpejt virale.
Reagimet e njerëzve ndaj rrëfimit të saj për rruajtjen e kokës së foshnjës ishin të përziera. Dhe ndërsa disa mendojnë se vendimi i saj është i mirë, të tjerë mendojnë se ajo bëri një gabim.
“Të rruash kokën e një fëmije kaq të vogël nuk është normale dhe nuk është e vërtetë që flokët janë më të fortë kur bëhet kjo. Unë nuk i mbështes gjëra të tilla”, është vetëm një nga komentet. /Telegrafi/
@tator_totts He’ll thank me later lol my mom did this to my brothers and they all have the best hair in the family??♀️ #buzz#fyp#babyboy#tradition#k18results#yolo#cutie#viral#trending ♬ big weenie – ❁ཻུ۪۪♡ ͎. 。˚ °