Site icon Telegrafi

Nëna hodhi të birin nga kati i tretë, pas zënkës në telefon me ish-bashkëshortin (Foto)

Pas zënkës në telefon me ish-bashkëshortin, një nënë e mllefosur e ka hedhur të birin nga kati i tretë i një hoteli në Kinë.

Për fat të mirë, katërvjeçari i ka shpëtuar rënies prej dhjetë metrave lartësi, pasi ra në një kuti të mbushur me masën për plehërim, transmeton Telegrafi.

Nën akuzën për lëndim me paramendim, 35-vjeçarja me mbiemrin Zhang është dërguar në mbajtje. Fëmija është nën tretman mjekësor, jashtë rrezikut për jetë.

Fëmija i lënduar

Mësohet se ajo ishte shkurorëzuar para një dite dhe po fliste në telefon me ish-bashkëshortin për kujdestarinë e fëmijëve, gjashtë dhe katërvjeçar. Ata ishin pajtuar, që djalin e madh ta mbante nëna, teksa i dyti të rritej me babanë.

Kuti ku përplas, para se të binte ne tokë

E vendosur që t’i mbante të dy, ajo shkoi të pushonte në një hotel në provincën Hunan.

Nuk dihen çfarë i shkaktoi rrethanat, kur humbi kontrollin dhe hodhi fëmijën, ndërsa rasti është nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version