Telegrafi

Nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjën në Sarandë, tentoi të largohej nga spitali

Një ngjarje e rënë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë.

Mësohet se një nënë është hedhur nga kati i dytë i maternitetit së bashku me fëmijën e saj të porsalindur, në tentativë për tu larguar nga spitali, jo për tu vetëvrarë.

35-vjeçarja Mandolina Jashari dhe foshnja janë transportuar në urgjencën e spitalit ku edhe morën ndihmën e parë.

Aktualisht, nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gruaja është nënë e 6 fëmijëve dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo donte të largohej nga spitali por mjekët nuk e lejonin pasi nuk ka një banesë, apo vend të sigurt për foshnjën.

Spitali i ka dërguar një letër zyrës sociale të bashkisë Sarandë, ku i kërkon ndihmë në rastin e gruas në fjalë.

Rasti u skedua si tentativë për tu larguar nga spitali dhe jo tentativë vetëvrasje./tch/