Telegrafi

Nëna hedh nga dritarja djalin për t’i shpëtuar zjarrit që kishte kapluar apartamentin, e shpëton një ish-ushtarak (Video)

Një skenë rrëqethëse si në filma të Hollywood-it ka ndodhur në Kolorado të SHBA-ve.

Brenda një ndërtese të kapluar nga zjarri, një nënë dhe djali i saj i vogël kishin mbetur të ngujuar brenda një dhome, transmeton Telegrafi.

Dhe duke parë se nuk kishte shpëtim, mendoi ta hedh nga dritarja e katit të dytë fëmijën e saj, por në ato momente u shfaq nga askund një ish-ushtarak i cili ka dashur të mbetet anonim dhe që arriti ta shpëtoj vogëlushin.

Përveç fëmijës, ai ka arritur ta shpëtoj edhe nënën e tij që me sa duket i kishte vënë zjarrin apartamentit nga pakujdesia derisa po përgatiste ushqimin.

Personi që ia shpëtoi jetën assesi nuk ka dashur të zbuloj identitetin, ndërsa ka arritur t’ua shpëtoj jetën edhe qenit, maces dhe breshkës së kësaj familje. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Y8bkLblFg_w