Një nënë ka bërë një veprim që pak kush do të kishte guxim ta bënte – e ka hedhur foshnjën e saj nga dritarja nga kati i katërt i ndërtesës, duke shpresuar që zjarrfikësit do ta shpëtonin duke e pritur me çarçafë në duar.
Videoja amatore e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur një nënë duke mos parë rrugëdalje tjetër, vendosë ta hedh nga dritarja fëmijën që po ngufatej nga tymi që kishte përfshirë apartamentin e saj, transmeton Telegrafi.
Por, për fat të mirë foshnja ka shpëtuar pas as lëndimin më të vogël, ndërsa ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Lima në Peru. Fqinjët e saj dhe zjarrfikësit kanë përdorur çarçafë dhe batanije për ta pritur vogëlushen e vogël, e cila u bie para syve nga ‘qielli’.
Ajo fillimisht ishte frikësuar të ndërmarrë një veprim të tillë, por pasi që fqinjët e siguruan se do ta shpëtojnë ajo mblodhi fuqi për ta bërë – edhe pse ekzistonte rreziku që të përfundonte mbi ndonjë veturë të parkuar.
Dhe pasi që e panë se foshnja është shëndoshë, zjarrfikësit u futën në ndërtesë për ta nxjerrë edhe nënën e saj – dhe fatmirësisht ata ia arritën qëllimit. /Telegrafi/