Në festivalin Cristo del Rayo që është zhvilluar në Moratalla të Spanjës, një grua ka vdekur pasi është goditur nga një dem.
Sofia Lopez Gonzalez ishte pjesë e organizimit, ku njerëzit ndiqen nga kafsha që lëshohet nëpër rrugën e mbyllur, transmeton Telegrafi.
Por, 47-vjeçarja nuk ia ka dalë të fshihet pas hekurave, dhe është goditur në bark.
Për pasojë, ajo ka vdekur disa qaste më vonë në spital.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur Gonzales është qëlluar me brirë, në prani të burrit dhe të dy fëmijëve.
Për ngjarjen që ka ndodhur në fund të festivalit që zgjatë një javë, qyteti do të mbajë tri ditë zie. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KisjiEqsxbM