Telegrafi

Nëna gjithmonë e di çka është mirë!

Amerikania Jane Hambleton e ka quajtur veten "nënë më e keqe në botë", në nënshkrimin e shpalljeve në gazetën lokale The Des Moines Register, ku e ka shpallur shitjen e automjetit të të birit.

"Prindërit, tërësisht ‘jo cool’, qartazi nuk e duan djalin e vet, shesin automjetin e tij. I vozitur vetëm tri javë para se nëna, që i fut hundët gjithkund, dhe e cila nuk ka jetën e vet, nën ulësen e automjetit ka gjetur një shishe alkooli. Të interesuarit mund të thërrasin “nënën më të keqe në botë’", shkruan në shpallje.

Që prej atëherë 48-vjeçarja Hambleton ka pranuar mbi 70 thirrje me urimet e llojit “është kënaqësi të shohësh që ka prindër të përgjegjshëm".

Kritiku i vetëm i zonjës Hambleton është djali i saj, i cili pohon se shishja e alkoolit nuk ka qenë e tij, por se ajo ishte lënë nga një bashkudhëtar i tij.

Automjeti sot është i shitur mirëpo “nëna më e keqe” pranon që shpallja ka qenë shumë e shtrenjtë, por edhe se njëkohësisht do të vazhdojë shpalljen për edhe një javë, thjesht sa për të marrë reagime pozitive nga njerëzit që mendojnë njëjtë si ajo.