Telegrafi

Nëna ecë me trupin e vajzës së saj të vdekur në duar, rrugëve – sepse në spital nuk kishte rrymë dhe mjekët nuk mund ta trajtonin (Video)

Një vajzë 19-vjeçare e sëmurë rëndë vdiq në krahët e nënës së saj, pasi mjekët në Venezuelë u detyruan ta largonin atë, sepse një ndërprerje masive e rrymës ndodhi në spital.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëna zemërthyer Elizabeth Diaz u detyrua të mbante trupin e vajzës së saj, e cila peshonte vetëm 22 kilogramë, nëpër rrugë, drejt një morgu.

Diaz vizitoi një Qendër Lokale Diagnostike Lokale (CDI) në qytetin verior të Valencias të shtunën në mbrëmje, por menjëherë u largua nga mjekët sepse objekti nuk kishte energji elektrike.

Nëna u këshillua që të vizitonte një qendër tjetër mjekësore në Las Lomas ku ajo u sigurua se stafi mund të ofronte trajtim për paralizën cerebrale të vajzës së saj.

Sipas Diaz, vajza e re ishte vazhdimisht duke u dridhur dhe gjendja e saj u përkeqësua.

Gjithashtu, pas mbërritjes në spitalin e dytë, familja u shmang në hyrje sepse nuk kishte një gjenerator funksional.

Si pasojë, vajza e Diaz vdiq disa minuta më vonë.

Nëna zemërthyer pastaj mbajti trupin e vajzës së saj, duke ecur në rrugët e errëta, drejt një morgu lokal.

Madje, gjendja e rëndë ekonomike e nënës nuk e ka lejuar atë të kërkojë që për trupin e vajzës së saj të kishte një shërbim të duhur varrimi.

Imazhet e vdekjes së papritur të fëmijës janë shpërndarë me të madhe dhe kanë treguar ndoshta pikën më të ulët në sagën e vazhdueshme që e ka shtrirë regjimi i Nicolás Maduro në Venezuelë, kundër një kombi që ka nevojë edhe për nevojat themelore si ushqimi, uji dhe ilaçet. /Telegrafi/