Telegrafi

Nëna e vëllezërve Pogba befason të gjithë me veshjen e saj në ‘Old Traford’ (Foto)

Të kesh të ndarë dy fëmijë natyrisht që është e rëndë për çdo prind.

Kështu edhe nëna e Paul dhe Florentin Pogba e ka pasur të vështirë që t’i dallojë fëmijët.

Në ndeshjen mes Manchester United dhe St Etienne, vëllezërit Pogba janë të ndarë, Paul tek ekipi anglez dhe Florentin tek ai francez, shkruan Telegrafi.

Nëna e dy yjeve të futbollit, ka vendosur që mos t’i ndajë duke u veshur me fanellë të Unitedit dhe St Etienne.

Ajo i ka bashkuar fanellat e dy skuadrave duke treguar se është në përkrahje të dy djemve të saj. /Telegrafi/