Telegrafi

Nëna e varfër ia dorëzon foshnjën e porsalindur gruas që kishte paguar për të 34 funte, alarmohet policia ruse (Video)

Ky është momenti prekës kur një nënë 25-vjeçe e varfër ia dorëzon foshnjën e porsalindur një gruaje e cila i kishte dhënë 34 funte.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar nënën e identifikuar si Inna Petrova duke mbajtur vajzën nëntëditëshe në aeroportin e Omskit në Rusi, transmeton Telegrafi.

Ajo shihet duke ecur nëpër aeroport dhe duke numëruar sekondat e fundit me vajzën e saj të vogël. Ndërsa disa momente më vonë shfaqet Natalia Zhdanova, 43-vjeçe, e cila kishte udhëtuar 1,970 milje nga Shën Petërsburgu për ta marrë foshnjën.

Petrova shihet se si për herë të fundit e puth vajzën e saj dhe ia dorëzon gruas që kishte shkuar për ta marrë. Por, për ta kaluar kontrollin policor, ajo përdori një certifikatë të rreme kinse foshnja është e saj.

Por, pasi që pamjet e kamerave të sigurisë i analizoi policia dhe mori në pyetje Petrovën, ajo pranoi se kishte gabuar dhe se do të dëshironte t’ia kthenin vajzën.

Petrova por edhe Zhdanova pritet të shfaqen në bankën e të akuzuarve dhe nëse dënohen do t’i kalojnë plotë 10 vite prapa grilave. /Telegrafi/