Lumnija është një grua 42 vjeçe dhe nënë e 3 fëmijëve e cila jeton në komunën e Obiliqit.
Ajo është një grua e thjesht por shumë punëtore. Përkujdesjen ndaj familjes dhe të tjerëve e kishte gjithmonë prioritet dhe për këtë aryse ajo veten e saj la anash.
Ekspertët vullnetarisht pranuan të kontribojnë në transformimin e saj. Ndryshimet e saj kanë qenë ndërhyrje dentale, humbja e peshës, stili i të veshurit, grimit dhe flokëve.
Rezultatet ishin të mahnitshme! Ishte vërtet shumë emocionuese ndryshimi i Lumnijës për të si dhe familjarët e saj. Ajo gati nuk e njohu veten.
Asaj i’u dhurua edhe një bursë nga parukeri dhe grimerja e mirënjohur Kaci dhe Sellma për një kurs profesional gjashtë mujor. Transformimin e Lumnijës e bëri të mundur “Metamorfoza nga Suzana”.
“Metamorfoza nga Suzana” është emision reality show ku bëhet transformimi i pamjës së një personi përmes grimit, rrobave, këpucëve, flokëve, dhëmbëve, ndërhyrjeve të ndryshme estetike dhe aftësimit profesional. /Telegrafi/